Piktori i njohur Jetullah Haliti-Eti, i njohur për stilin e tij të veçantë “Profondist Eti”, është rikthyer me ekspozitë në Galerinë e Sionit në Zvicër.
Nga dje është hapur zyrtarisht ekspozita me gjithsej 81 punime artistike, e cila realizohet në kuadër të 81-vjetorit të lindjes së artistit dhe 60-vjetorit të veprimtarisë së tij kreative.
Piktori bëri të ditur se ekspozita do të qëndrojë e hapur nga data 10 deri më 18 tetor.
Ai theksoi se stili “Profondist Eti” ka lindur pikërisht në Zvicër, ndaj këtë paraqitje e sheh si një rikthim në vendlindjen e artit të tij.
”Është një stil i cili më tepër është i njohur në Zvicër dhe Evropë sesa në Kosovë”, është shprehur piktori Jetullah Haliti./ dita24h /
