SPORT / Kush është talenti nga Gjilani që po shkëlqen në Zvicër

Futbolli kosovar po vazhdon të nxjerrë talentë të mëdhenj që po lënë gjurmë në arenën ndërkombëtare, e një prej tyre është edhe futbollisti me prejardhje nga Gjilani, Ensar Aliu.

​I lindur më 6 shtator 2011, 15-vjeçari premtues po zhvillon me mjaft sukses karrierën e tij në futbollin zviceran, ku mbron ngjyrat e skuadrës së njohur Rapperswil-Jona.

I brumosur në një ambient mjaft profesional e konkurrues, Aliu po dëshmon çdo ditë e më shumë se zotëron të gjitha vetitë e një ylli të ardhshëm.

​I pozicionuar në repartin ofensiv, Aliu dallohet për kontrollin e jashtëzakonshëm të topit, kreativitetin, vizionin për lojën dhe saktësinë para portës kundërshtare.

Paraqitjet e tij mbresëlënëse nuk kanë kaluar pa u vërejtur as nga drejtuesit e Përfaqësueses së Kosovës U-15, ku i riu gjilanas është grumbulluar rregullisht duke fituar besimin e përzgjedhësve me cilësitë e tij teknike.

​Rruga e tij në futbollin zviceran po shërben si një shkallë e sigurt drejt niveleve më të larta elitare.

Me talentin e rrallë, disiplinën dhe punën e palodhshme që tregon në stërvitje, Ensar Aliu pa dyshim se përbën një nga emrat më premtues për të ardhmen e futbollit tonë./dita24h /

Shpërndaj me të tjerët