SC Gjilani dhe trajneri Debatik Curri kanë ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme, bëjnë të ditur burime brenda klubit të kuqebardhëve.
Vendimi për ndarjen e rrugëve vjen menjëherë pas humbjes së djeshme kundër Vushtrrisë, një rezultat që nuk është kapërdirë lehtë nga drejtuesit e klubit gjilanas.
Sipas burimeve, palët kanë arritur mirëkuptim për mbylljen e bashkëpunimit, duke gjetur gjuhë të përbashkët për të mirën e të dyja palëve.
Sa i përket emrit të timonierit të ri që do ta marrë drejtimin e skuadrës, burimet bëjnë me dije se ende nuk është marrë një vendim përfundimtar.
Klubi i SC Gjilanit pritet që gjatë ditëve në vijim të zyrtarizojë lëvizjet e reja dhe të qartësojë çështjen e trajnerit të ri./ dita24h /
