KULTURË/Komedia që theu çdo rekord rikthehet në Gjilan

Pas suksesit të jashtëzakonshëm dhe kërkesave të shumta të publikut, shfaqja komike “E vërteta” rikthehet sërish në skenën e Teatrit të Gjilanit.

Kjo vepër, e cila mban autorësinë e Florian Zeller dhe regjinë e Agon Myftarit, ka thyer çdo rekord të reprizave duke u shndërruar në një nga komeditë më të pëlqyera për artdashësit vendas.

​E mbushur me situata dinamike, gënjeshtra, tradhti dhe sekrete të papritura, ngjarja sjell një pyetje mjaft provokuese për artdashësit: Kush e thotë të vërtetën dhe a jemi vërtet të gatshëm ta dëgjojmë atë?

​Lojën skenike dhe përballjen me këto pikëpyetje komike do ta jetësojë kasta e njohur e aktorëve: Kushtrim Qerimi, Tringa Hasani, Avni Shkodra dhe Safete Mustafa Baftiu.

​Shfaqja do të jepet për dy mbrëmje me radhë:

E martë, 20 tetor, në orën 20:00

​E mërkurë, 21 tetor, në orën 20:00

​Të gjithë të interesuarit për të siguruar biletat e tyre mund të kontaktojnë në numrin e telefonit +383 45 222 525 ose të paraqiten pr pranë arbackground/biletarisë së Teatrit të Gjilanit./ dita24h /

Shpërndaj me të tjerët