ARSIM/Kamenica synon ngritjen e cilësisë në shkolla

Drejtoria e Arsimit në Kamenicë ka organizuar një tryezë diskutimi me Institutin Pedagogjik të Kosovës (IPK), me fokus planifikimin e aktiviteteve mbështetëse për shkollat përgjatë vitit shkollor 2026–2027.

​Në këtë takimi morën pjesë kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, drejtori i Arsimit, Selami Klaiqi, përfaqësuesja e IPK-së, Tringa Dedi, si dhe drejtorë shkollash e staf arsimor.

​Drejtori i Arsimit, Selami Klaiqi, vuri në pah rëndësinë e bashkëpunimit me institucionet profesionale për të identifikuar nevojat e shkollave dhe për të gjetur zgjidhje që rritin cilësinë në arsim.

​Nga ana tjetër, kryetari Kadri Rahimaj theksoi se arsimi është baza e zhvillimit dhe se investimet e bëra në këtë sektor duhet të shoqërohen me rezultate konkrete. Ai konfirmoi se mbështetja komunale për shkollat do të vazhdojë me synim ngritjen e cilësisë arsimore.

​Ndërkaq, Tringa Dedi nga IPK shprehu gatishmërinë e institutit për të ofruar mbështetje profesionale, me qëllim identifikimin e sfidave dhe zgjidhjen e problematikave me të cilat përballen institucionet arsimore në Kamenicë.

Shpërndaj me të tjerët