GJILAN/Drejtoria për Shëndetësi dhuron rreth 400 palë tuta sportive për nxënësit

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Gjilanit i ka dhuruar Drejtorisë së Arsimit rreth 400 palë tuta sportive (trenerka), me synim mbështetjen e nxënësve dhe promovimin e solidaritetit ndaj tyre.

​Ky donacion vjen si rezultat i bashkëpunimit ndërinstitucional për të përmirësuar kushtet dhe për t’u dalë në ndihmë fëmijëve që kanë nevojë për përkrahje.

​Nga Komuna e Gjilanit theksuan se kujdesi për fëmijët mbetet një përgjegjësi e përbashkët dhe se çdo iniciativë që ndikon drejtpërdrejt në mirëqenien e tyre ka një vlerë të veçantë.

Shpërndaj me të tjerët