SIGURI/Policia e Gjilanit ligjëratë vetëdijësuese për nxënësit në Velekincë

Gjilan, 19 tetor 2026 – Në kuadër të aktiviteteve për rritjen e sigurisë dhe parandalimin e dukurive negative, zyrtarë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan dhe Njësitit të Komunitetit kanë mbajtur sot një ligjëratë vetëdijësuese me nxënësit e klasave të VIII-ta dhe IX-ta të shkollës “Mulla Idris Gjilani” në Velekincë.

​Gjatë takimit me nxënësit u trajtuan tema me rëndësi për mirëqenien e të rinjve, si rreziqet nga përdorimi i substancave narkotike, bullizmi, dhuna fizike e psikologjike, si dhe përdorimi i papërshtatshëm i internetit.

​Policia theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet nxënësve, mësimdhënësve dhe organeve të rendit për identifikimin dhe raportimin me kohë të dukurive negative, duke e vlerësuar këtë bashkëpunim si thelbësor për krijimin e një mjedisi të sigurt shkollor.

​Sipas njoftimit, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me ligjërata të ngjashme parandaluese edhe në shkollat e tjera të rajonit.

Shpërndaj me të tjerët