LOKALE/Kryqi i Kuq i Kosovës në Gjilan ndan pako ushqimore për familjet në nevojë

Në kuadër të Muajit të Solidaritetit, Kryqi i Kuq i Kosovës – Dega në Gjilan ka vazhduar angazhimin për mbështetjen e familjeve në nevojë përmes shpërndarjes së pakove ushqimore.

​Në këtë nismë humanitare kanë kontribuar edhe disa qytetarë vullnetmirë, të cilët kanë dhuruar pako ushqimore duke zgjedhur që të mbeten anonimë.

Ndërkaq, falënderim i sinqertë i është adresuar edhe Qendrës Tregtare Haliti S.M për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm çdo vit, duke dëshmuar përkushtim ndaj familjeve në nevojë.

​Kryqi i Kuq ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që solidaritetin e dëshmojnë me vepra dhe që qëndrojnë pranë qytetarëve që kanë më së shumti nevojë, duke bërë thirrje për vazhdimin e bashkëpunimit për një komunitet më solidar.

Shpërndaj me të tjerët