KRONIKË E ZEZË/Sot bëhet varrimi i 27-vjeçarit dhe foshnjës tremuajshe nga Demiraja e Gjilanit

Ndërsa institucionet përgjegjëse po vazhdojnë hetimet dhe publikimin e detajeve të reja rreth ngjarjes tragjike në fshatin Demiraj të Gjilanit, familjarët kanë njoftuar për ceremoninë e varrimit të dy viktimave, siç ka bërë të ditur Ora.info.

​Në ngjarjen e rëndë të së dielës humbën jetën 27-vjeçari Adonis Demiri dhe vajza e tij tremuajshe, Dolora Demiri.

Si i dyshuar për këtë rast është arrestuar babai i të riut, 65-vjeçari Brahim Demiri, ndaj të cilit gjykata tashmë ka caktuar masën e paraburgimit.

​Sipas njoftimit të familjarëve, ceremonia e varrimit të dy të ndjerëve do të mbahet sot, më 3 nëntor 2026:

​“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë njoftojmë të gjithë të afërmit, miqtë dhe dashamirët se më datë 01.11.2026 kanë ndruar jetë Adonis dhe Dolora Demiri. Ceremonia e varrimit të të ndjerëve do të mbahet sot, më datë 03.11.2026, pas faljes së namazit të ikindisë, në varrezat e fshatit Demiraj. Për kohën dhe vendin e të pamës do të njoftoheni pas përfundimit të ceremonisë së varrimit.”

​Nga hetimet paraprake dyshohet se 65-vjeçari ka privuar nga jeta të birin pas një konflikti fizik, ndërsa në të njëjtin lokacion është gjetur pa shenja jete edhe vajza e tij tremuajshe.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj tragjedie po vazhdojnë nga organet e drejtësisë.

Shpërndaj me të tjerët