ARSIM/Studentët e UKZ-së kontribuojnë në hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

Përfaqësues të studentëve të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan kanë marrë pjesë në takimin e organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në kuadër të procesit të hartimit të Strategjisë së Arsimit 2035+, dokument ky që përcakton drejtimet dhe prioritetet e zhvillimit të sistemit arsimor në Kosovë për vitet e ardhshme.

​Gjatë këtij takimi, përfaqësuesit studentorë paraqitën perspektivën dhe përvojat e tyre, duke kontribuar në diskutimet lidhur me sfidat aktuale të arsimit të lartë, nevojat e komunitetit studentor si dhe mundësitë për përmirësimin e cilësisë së arsimit në nivel vendi.

Në fokus të veçantë të këtij takimi ishte rëndësia e përfshirjes së studentëve në proceset konsultative dhe vendimmarrëse, si akterë kryesorë që preken drejtpërdrejt nga politikat dhe reformat arsimore.

​Pjesëmarrja e studentëve të UKZ-së në këtë proces konfirmon rëndësinë e përfaqësimit aktiv studentor në ndërtimin e një sistemi arsimor më cilësor, gjithëpërfshirës dhe të orientuar drejt nevojave të shoqërisë.

Drejtuesit e Universitetit Publik “Kadri Zeka” kanë vlerësuar lart këtë angazhim, duke nëvizuar se zëri i studentëve duhet të mbetet pjesë e pandashme e proceseve që përcaktojnë të ardhmen e arsimit në Kosovë./dita24h/

Shpërndaj me të tjerët