LOKALE /Karvani Shëndetësor qëndroi në Gjilan për parandalimin dhe ndërgjegjësimin ndaj sëmundjeve

Në Gjilan u zhvillua një aktivitet ndërgjegjësues nga Karvani Shëndetësor, ku qytetarët patën mundësinë të përfitojnë nga informacionet, këshillat praktike dhe shërbimet shëndetësore

. Fokusi kryesor i këtij takimi ishte parandalimi i sëmundjeve jo-ngjitëse, rëndësia e zbulimit të hershëm si dhe kryerja e kontrolleve të rregullta shëndetësore.

​Përmes këtij organizimi u synua rritja e ndërgjegjësimit për kujdesin e vazhdueshëm ndaj shëndetit dhe ofrimi i shërbimeve e informacioneve shëndetësore sa më afër komunitetit.

Në realizimin e aktivitetit dhanë kontribut të drejtpërdrejtë profesionistët shëndetësorë nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjilan, të cilët iu përgjigjën interesimit të qytetarëve me këshilla dhe shërbime profesionale.

​Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Kujdesi shëndetësor i qasshëm dhe cilësor – AQH Project”, i cili financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe implementohet nga Swiss TPH e KOPF, me qëllim promovimin e kulturës së parandalimit dhe kujdesit për shëndetin në nivel lokal. dita24h /

Shpërndaj me të tjerët