MJEKËSI/Stafi i QKMF-së së Gjilanit në Konferencën Ndërkombëtare të Shëndetësisë

GJILAN, 12 Nëntor 2026 – Punonjësit shëndetësorë të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Nagip Rexhepi” në Gjilan, të shoqëruar nga drejtori i QKMF-së dhe drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë, morën pjesë sot në Konferencën e Parë Ndërkombëtare të Cilësisë së Shërbimeve Shëndetësore, e cila u mbajt në Prishtinë.

​Sipas njoftimit të institucionit, kjo konferencë përbën një mundësi të rëndësishme për shkëmbimin e përvojave dhe avancimin e njohurive profesionale në fushën e menaxhimit të cilësisë, sigurisë së pacientit dhe përmirësimit të vazhdueshëm të shërbimeve shëndetësore.

​Pjesëmarrja në ngjarje të tilla vlerësohet si dëshmi e përkushtimit të vazhdueshëm të stafit shëndetësor të Gjilanit ndaj cilësisë dhe ofrimit të shërbimeve sa më të sigurta e profesionale për qytetarët. /dita24h/

Shpërndaj me të tjerët