Policia e Gjilanit shqipton 1695 gjoba dhe merr patentë shoferin 59 ngasësve brenda një jave
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, përmes Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor dhe stacioneve policore, ka shqiptuar 1695 gjoba kundërvajtëse gjatë periudhës prej 6 deri më 12 nëntor 2026, në kuadër të implementimit të planeve operative për siguri në trafik.
Gjatë kësaj jave janë hetuar gjithsej 22 aksidente të trafikut, prej të cilave 13 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 9 të tjera vetëm me dëme materiale, ndërsa ndaj 59 drejtuesve të automjeteve është shqiptuar masa e ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike.
Përveç masave ndëshkuese, Njësia për Sektor dhe Komunitet e Stacionit Policor në Gjilan, në bashkëpunim me organizatën joqeveritare Fuqia e Bashkimit Rinor, ka realizuar një aktivitet vetëdijesues në terren për ngritjen e sigurisë në komunikacion.
Gjatë këtij aksioni, zyrtarët policorë dhe aktivistët kanë bashkëbiseduar me drejtuesit e automjeteve, duke u përcjellë mesazhe për respektimin e rregullave të trafikut dhe rëndësinë e përgatitjes për sezonin dimëror, përfshirë pajisjen me goma dimërore dhe mbajtjen e zinxhirëve për borë.
Ky aktivitet ka pasur për synim vetëdijesimin e pjesëmarrësve në trafik, parandalimin e aksidenteve dhe promovimin e një kulture më të lartë të sigurisë rrugore në rajonin e Gjilanit/ dita24h /
