SHËNDETËSI/QKMF-ja e Gjilanit pasurohet me 42 tensiometra të rinj

Gjilan – Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjilan është pasuruar me pajisje të reja mjekësore, falë një donacioni të siguruar nga organizata “Islamic Relief Kosova”.

​Donacioni përfshin gjithsej 29 tensiometra të dorës dhe 13 tensiometra të murit, të cilat do të shërbejnë për lehtësimin e punës së përditshme të stafit mjekësor dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët.

​Sipas drejtuesve të organizatës, ky investim ka për qëllim mbështetjen e personelit mjekësor me mjetet e nevojshme të punës, duke kontribuar direkt në përmirësimin e kujdesit ndaj pacientëve që kërkojnë shërbime në këtë qendër.

​Ky aktivitet humanitar dhe mbështetës realizohet në kuadër të projektit “Integrated Support in Health, Education and Rural Economy (ISHEE)”, i cili financohet nga Islamic Relief Germany.

Ky projekt gjithëpërfshirës synon të japë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e sektorit të shëndetësisë, arsimit dhe ekonomisë rurale në mbarë Kosovën.

​

Shpërndaj me të tjerët