SPORT/Drita barazon me Shkëndijën e Haraçinës në miqësore

Skuadra e Dritës ka barazuar me rezultatin 1 me 1 kundër ekipit të Shkëndijës së Haraçinës në takimin miqësor të luajtur në Gjilan.

Golin e epërsisë dhe të vetmin për ekipin vendës në këtë ballafaqim e realizoi sulmuesi Arb Manaj, ndërsa për skuadrën mysafire nga Maqedonia e Veriut rezultatin e barazoi Martin Todorov.

Ky test kontrollues u shërbeu të dyja skuadrave për të ruajtur ritmin e garave dhe për të testuar formën e futbollistëve gjatë kësaj periudhe./ dita24h /

Shpërndaj me të tjerët