SPORT/ Derbi lokal Gjilani – Drita mbyllet pa gola

Gjilan – Ballafaqimi i xhiros së 15-të të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll ndërmjet skuadrave lokale, Gjilanit dhe Dritës, ka përfunduar baras dhe pa gola, 0:0.

​Ndeshja u zhvillua pa ritmin dhe emocionin e zakonshëm të derbit, duke i lënë të zhgënjyer shikuesit e pranishëm në mot të ftohtë, me pak ose hip  raste konkrete për shënim.

Të dyja skuadrat u përkujdesën më shumë për fazën mbrojtëse dhe ruajtjen e portës së paprekur sesa për rrezikimin e kundërshtarit.

​Pas këtij barazimi, Drita shkon në kuotën e 28 pikëve në vendin e tretë të tabelës, ndërsa Gjilani mbetet në pozitën e katërt me 23 pikë të grumbulluara për momentin./dita24h/

Shpërndaj me të tjerët