Gjilan, 29 nëntor 2026 –Avdil Ibishi vazhdon të dëshmojë përkushtim të rrallë dhe përgjegjësi të lartë në kryerjen e detyrës së tij në Ndërmarrjen Publike Lokale “Tregu” në Gjilan, pa u ndalur as përballë kushteve të vështira atmosferike dhe as në ditë pushimi.
Edhe sot, të dielën, në mot të ftohtë e me borë, ai është në punë, duke përmbushur obligimet e tij me dinjitet, pavarësisht se lëviz me karrocë.
I njohur si punëtor i palodhur që nuk zmbrapset as nga bora e as nga shiu, Ibishi përbën një shembull frymëzues se vullneti, dinjiteti dhe dashuria për punën mbizotërojnë mbi çdo sfidë të përditshme në shërbim të qytetarëve./dita24h/
