LOKALE/ Pastrohen rrugët nga bora në fshatrat e brezit kufitar në Gjilan

Gjilan, 29 nëntor 2026 – Këshilltari komunal në Gjilan, Fadil Ademi, ka shprehur falënderimin e tij për Drejtorinë e Shërbimeve Publike lidhur me intervenimin e shpejtë në pastrimin e rrugëve në fshatrat e brezit kufitar pas reshjeve të borës.

​Sipas tij, reshjet e borës që ranë mbrëmë dhe sot kishin vështirësuar qarkullimin në këtë zonë, ndërsa angazhimi me kohë i ekipeve përgjegjëse ka lehtësuar lëvizjen e banorëve të Llovcës, Kokajve dhe fshatrave të tjerë përreth.

​“Pas reshjeve të borës mbrëmë dhe sot, në fshatrat e brezit kufitar, bora e madhe kishte vështirësuar qarkullimin. E falënderoj Drejtorinë e Shërbimeve Publike për intervenimin me kohë dhe angazhimin në pastrimin e rrugëve, duke lehtësuar qarkullimin për banorët e fshatrave Llovcë, Kokaj dhe fshatrave të tjerë përreth brezit kufitar. Faleminderit për punën dhe kujdesin ndaj qytetarëve!”, ka shkruar Ademi./dita24h/

Shpërndaj me të tjerët