Gjilan – Pas reshjeve të borës, ekipet e mirëmbajtjes dimërore janë angazhuar intensivisht në terren për pastrimin e akseve rrugore dhe sigurimin e qarkullimit të rregullt të automjeteve.
Sipas njoftimit zyrtar, aktualisht të gjitha rrugët në territorin e Komunës së Gjilanit janë të kalueshme, ndërsa ekipet vazhdojnë të mbeten në terren dhe të intervenojnë sipas nevojës.
Komuna e Gjilanit apelon te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes me kushtet atmosferike./dita24h/
