Thirret seancë urgjente e Kuvendit Komunal, në rend dite kufiri kadastral në lagjen Dardania 2

 

Pas kërkesës së Partisë Demokratike të Kosovës, kryetari i Kuvendit Komunal të Gjilanit, Kushtrim Kadriu, ka ftuar për nesër (e martë) në ora 10:00 një seancë urgjente të Kuvendit Komunal, me temë diskutimi çështjen e vijës kadastrale në lagjen Dardania 2.

Kjo çështje, që lidhet me kufirin administrativ ndërmjet komunave, ka nxitur shqetësim te banorët e kësaj lagjeje, për shkak të ndikimit që ka në të drejtat pronësore, planifikimin hapësinor dhe zhvillimin urban.

PDK kishte kërkuar më herët mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme për këtë temë, duke theksuar rëndësinë dhe urgjencën e sqarimit institucional.

Seanca mbahet në ambientet e Kuvendit Komunal dhe është e hapur për përfaqësuesit e institucioneve dhe qytetarët e interesuar.

 

Shpërndaj me të tjerët