Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, ka reaguar sërish, kësaj here për punëtorët shëndetësorë.Ai ka bërë të ditur se janë bërë gati tre muaj që punëtorët shëndetësorë të angazhuar me tenderin “Kosovamed” nuk kanë marrë pagat, ndonëse kanë kryer punën me ndershmëri e përkushtim.
“Edhe mantelbardhët, që kujdesen për shëndetin e qytetarëve, sot janë viktima të një qeverisjeje të papërgjegjshme që i ka lënë pa bukë e dinjitet. Pagat janë e drejtë elementare dhe vonimi i tyre sjell pasoja të rënda për familjet e tyre,” ka shkruar Ismajli.
Ai rikujtoi se ditë më parë ka ngritur zërin edhe për mbi 300 punëtorët e Tregut, të cilët për dy javë nuk kanë marrë paga.
“Qeverisja që nuk ua paguan hakun punëtorëve nuk ka të drejtë të flasë për zhvillim e progres. Keqmenaxhimi i komunës ka emër,” përfundoi ai.