Instituti për Paqe dhe Siguri (IPS) shpreh shqetësim të thellë lidhur me vendimin e Shteteve të Bashkuara për të pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën. Ky vendim pasqyron rritjen e tensioneve dhe paqëndrueshmërinë e krijuar nga veprimet e qeverisë në detyrë dhe sjell pasoja serioze për pozitën ndërkombëtare, besueshmërinë demokratike dhe perspektivat ekonomike të Kosovës.
Dialogu Strategjik ka qenë një mekanizëm kyç për forcimin e paqes, sigurisë dhe bashkëpunimit ekonomik. Pezullimi i tij mund të ngadalësojë progresin e arritur ndër vite, pikërisht në një moment kur Kosovës i duhet besim, stabilitet dhe institucione të besueshme.
IPS riafirmon se e ardhmja e Kosovës mbështetet në bashkëpunimin transatlantik, sundimin e ligjit dhe dialogun konstruktiv. Ne bëjmë thirrje që aktorët politikë të vendosin interesat kombëtare mbi ato partiake dhe të rikthejnë besimin me aleatët ndërkombëtarë, duke siguruar që Kosova të mbetet një partner i besueshëm për paqen dhe prosperitetin rajonal.
Instituti për Paqe dhe Siguri – IPS