Policia e Gjilanit me masa të reja për sigurinë e nxënësve në shkolla

 

Drejtori i Policisë Rajonale të Gjilanit, Kolonel Agron Rukiqi, me stafin e tij zhvilloi shtatë takime me drejtorët e DKA-ve dhe të shkollave në komunat e rajonit (Gjilan, Kamenicë, Viti, Novobërdë, Kllokot, Partesh dhe Ranillug).
Takimet u mbajtën në kuadër të planeve operative “Fillimi i vitit të ri shkollor dhe siguria në shkolla 2025–2026” dhe synojnë parandalimin e dukurive negative, si dhe rritjen e sigurisë brenda dhe rreth shkollave.

U vlerësua se gjendja aktuale e sigurisë është e qetë dhe stabile. Kolonel Rukiqi theksoi se Policia do të ketë prezencë të shtuar pranë shkollave, si dhe do të implementohen projekte, fushata dhe ligjërata vetëdijësuese.
Edhe drejtorët e shkollave shprehën kënaqësi për bashkëpunimin me Policinë, duke theksuar se ky koordinim do të vazhdojë për një ambient më të sigurt për nxënësit.

 

Shpërndaj me të tjerët