Sipas listës së re të klubeve të publikuara nga UEFA, kampioni aktual i Kosovës, Drita e Gjilanit, është renditur në pozitën e 151-të në Evropë.
Drita ka grumbulluar 11.000 pikë, një mijë më shumë se Ballkani, që ndodhet në pozitën e 160-të.
Pas tyre renditen: Prishtina (336), Llapi (341), Malisheva (367), Dukagjini (368) dhe Gjilani (369).
Ajo që e bën këtë renditje edhe më të veçantë është fakti se skuadra bardhekaltër ndodhet para klubeve të njohura evropiane si Trabzonspor i Turqisë dhe Hajduk Split i Kroacisë, të cilat kanë traditë dhe përvojë të gjatë në garat ndërkombëtare.
Përveç tyre, Drita ka lënë pas edhe disa skuadra të tjera të njohura si Elfsborg (Suedi), Dnipro-1 (Ukrainë), Zrinjski (Bosnje), dhe Spartak Trnava (Sllovaki), duke e konfirmuar pozitën e saj si një nga klubet më të forta të rajonit në arenën evropiane.


