Profesoresha gjilanase Lindita Nebihu Hyseni ka marrë zyrtarisht konfirmimin si profesoreshë në SRH University në Gjermani.
Në ceremoninë zyrtare të konfirmimit të emërimit, të mbajtur më 14 nëntor 2025 në kampusin e Heidelbergut, ajo u prit me mikpritje të jashtëzakonshme nga menaxhmenti i universitetit: Prof. Dr. Carsten Diener, Prof. Dr. Gerd Moeckel dhe Prof. Dr. Peter Dillinger.
Në këtë moment të rëndësishëm akademik, Prof. Dr. Gerd Moeckel vlerësoi lart punën profesionale, akademike dhe shkencore të profesoreshës Hyseni, duke theksuar kontributin e saj të vazhdueshëm në fushën e studimeve dhe kërkimit shkencor.
“Zot, faleminderit!”, ka shkruar ajo, duke shprehur mirënjohjen e saj të thellë.


