Drita FC, edhe pse pësoi disfatë në Madrid ndaj Rayo Vallecanos me rezultat 3:0, ka arritur të sigurojë kualifikimin në play-offin e Conference League, duke shënuar një tjetër sukses historik për futbollin kosovar. Pavarësisht humbjes, ky është një arritje e jashtëzakonshme për “bardhekaltërit”, të cilët mbeten skuadra e vetme nga Kosova që ka arritur të shkojë kaq larg në këtë rang garash evropiane.
Drita e nisi mirë ndeshjen, duke u përpjekur të mbajë ritmin e lojës, mirëpo në minutën e 33-të, Florian Lejeune, me një goditje të fortë dhe precize, shënoi për epërsinë 1:0 të vendasve.
Në minutën e 66-të, pas një goditjeje indirekte pranë portës së Dritës, madrilenët dyfishuan epërsinë, me golin e shënuar nga Gerard Gumbau për rezultatin 2:0.
Rezultati përfundimtar u vulos në minutën e 83-të, kur Álvaro Espino, i futur nga stoli, shënoi për 3:0.
E veçanta e këtij takimi qëndron në faktin se Drita shkroi histori, duke u bërë skuadra e parë kosovare që u përball me një ekip nga La Liga spanjolle, si dhe duke siguruar për herë të parë kualifikimin në play-offin e Conference League, një arritje që mbetet e paharrueshme për klubin dhe futbollin e Kosovës.

