Dr. Ariana Gashi nga Gjilani përfundon specializimin në Endokrinologji

 

Sukses i madh në mjekësinë kosovare: Gjilanasja  Dr. Ariana Gashi përfundon specializimin në Endokrinologji

Mjekësia në Kosovë po shënon hapa të rëndësishëm përpara, ndërsa një tjetër emër i ri i bashkohet radhës së specialistëve.

Dr. Ariana Gashi nga Gjilani ka përfunduar me sukses specializimin në Endokrinologji, duke kurorëzuar një rrugëtim të gjatë profesional.

Lajmin për këtë arritje, ajo e ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, ku ka shprehur falënderim dhe mirënjohje për të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë këtij procesi.

“Faleminderit Zotit që më 24.12.2025 përmbylla me sukses specializimin në Endokrinologji. Këtë arritje ia dedikoj prindërve të mi”, ka shkruar Dr. Gashi. Ajo ka shprehur mirënjohje të veçantë për komisionin vlerësues, të përbërë nga:

Ass. Dr. Merita Emini-Sadiku – kryetare

Dr. Bardhyl Gashi – anëtar

Prof. Ass. Dr. Zana Vela – anëtare

Po ashtu, falënderime të veçanta i ka dedikuar mentores së saj, Dr. Nadije Morina Kuçi, të cilën e cilëson si mbështetjen më të madhe gjatë gjithë rrugëtimit profesional.

Dr. Gashi ka falënderuar edhe specialistët e Klinikës Endokrinologjike, stafin shëndetësor dhe kolegët, të cilët, sipas saj, ishin “si një familje gjatë viteve të specializimit”, si dhe familjen e saj për mbështetjen e pandërprerë.

Në fund, ajo shpreh zotimin se do t’u shërbejë pacientëve me dije, përkushtim dhe përgjegjësi, duke kontribuuar në avancimin e mëtejmë të shëndetësisë në Kos

Shpërndaj me të tjerët