Bekim Limani përkujton 26-vjetorin e vrasjes së vëllezërve Saqipi në Dobrosin

 

Njëri ndër ish-ushtarët e UÇPMB-së dhe komandant i togut, Bekim Limani, i njohur me nofkën Bekimi i Zi,  ka përkujtuar me emocione të thella 26-vjetorin e vrasjes së vëllezërve Saqipi nga fshati Dobrosin i komunës së Bujanocit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Limani ka kujtuar se pikërisht në ditën e varrimit të tyre doli në skenë Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB), si mburojë e popullatës shqiptare ndaj dhunës dhe torturave të forcave paramilitare e policore serbe.

Ai ka theksuar se kishte nderin të ishte pjesë e kësaj ushtrie deri në ditën e fundit, duke e kujtuar atë periudhë me mall dhe krenari.

“Uroj që të gjithë bashkëluftëtarët, kudo që janë, të kenë shëndet të mirë dhe familje të shëndosha e plot suksese në jetë. Nder dhe respekt për familjet e dëshmorëve. Lavdi gjithë dëshmorëve të kombit”, ka shkruar Limani.

Shpërndaj me të tjerët