Atleti kosovar i KA Rogana nga Rogana e Kamenicës, Leon Thaqi, ka bërë paraqitjen e tij të parë për vitin 2026 në garat e atletikës, duke shënuar një rezultat të shkëlqyer në arenën ndërkombëtare.
Në mitingun ndërkombëtar “Indoor Tour Challenger”, të mbajtur në Gent të Belgjikës, Thaqi garoi në disiplinën 800 metra (pre-program), ku u rendit në vendin e dytë, duke vendosur njëkohësisht rezultatin e tij më të mirë personal në ambiente të mbyllura.
Këtë arritje mbresëlënëse e ka bërë të ditur trajneri i tij, Zijadin Kryeziu, i cili njoftoi se më 4 shkurt, Leon Thaqi do të marrë pjesë edhe në mitingun tjetër ndërkombëtar “IFAM Louvain-la-Neuve Indoor”, po ashtu në Belgjikë.
Trajneri Kryeziu ka falënderuar edhe sponsorët që kanë mundësuar këtë udhëtim dhe pjesëmarrje, përfshirë Brickos Sh.p.k., Ndërtimi Premium dhe Kofix Sh.p.k., duke theksuar se me mbështetjen e tyre sukseset dhe rezultatet po rriten vazhdimisht.
