“Zbulimi hershëm shpëton jetë” , Gjilani shënon Ditën Botërore të Kancerit
Sot, në Gjilan, disa institucione shënuan Ditën Botërore të Kancerit me aktivitete vetëdijesuese për qytetarët, nën moton “Zbulimi hershëm shpëton jetë”.
Kryqi i Kuq i Kosovës – Dega në Gjilan, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik dhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjilan, organizoi aktivitete të ndryshme për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e diagnostikimit të hershëm të kancerit.
Qytetarët u informuan mbi mënyrat e parandalimit, simptomat e hershme dhe rëndësinë e kontrollit të rregullt mjekësor, duke theksuar se zbulimi i hershëm shpëton jetë dhe rrit mundësitë për trajtim të suksesshëm.

