Drita prezanton përforcimin e ri nga Franca

Drita prezanton mesfushorin francez Kemelho Nguena

FC Drita ka zyrtarizuar përforcimin e radhës me përvojë ndërkombëtare, duke prezantuar futbollistin francez Kemelho Nguena.

Mesfushori do t’i bashkohet skuadrës nga Gjilani pas përvojës së fundit në kampionatin e Letonisë, ku ishte pjesë e skuadrave Riga FC dhe Auda.

Nguena pritet të jetë një forcë shtesë në repartin e mesfushës, duke sjellë stabilitet dhe eksperiencë në lojën e bardhekaltërve.

FC Drita ka bërë të ditur se Kemelho Nguena ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2027, duke u bërë pjesë e projektit afatmesëm të klubit.

Shpërndaj me të tjerët