FFK nis programin “Talent Coach Academy” për futbollistët e rinj të vitit 2013
Lidhja Rajonale e Futbollit e Gjilanit ka njoftuar se së shpejti do të fillojë programi “Talent Coach – FFK Academy”, i cili ka për qëllim zhvillimin e futbollistëve të rinj të grupmoshës 2013.
Sipas njoftimit, procesi i seleksionimit do të zhvillohet në të gjitha regjionet e Kosovës, duke filluar nga data 07 shkurt 2026.
Seleksionimet do të realizohen në formatet 5 kundër 5 dhe 9 kundër 9, me synim identifikimin e talenteve më premtuese.
Pas përfundimit të fazës së përzgjedhjes, lojtarët e talentuar të identifikuar do të kenë mundësinë të stërviten katër herë në javë në Kampin Nacional Hajvali.
Stërvitjet do të udhëhiqen nga trajneri i FIFA-s, Rainer Kraft, në bashkëpunim me trajnerë lokalë të përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).
Ky program vlerësohet si një hap i rëndësishëm në zhvillimin e futbollit bazë në Kosovë, duke ofruar kushte profesionale për talentet e reja që në moshë të hershme.

