Arrestohet i kërkuari me urdhëresë gjyqësore në Gjilan

Është arrestuar një person i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore në Gjilan.

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan ka njoftuar se më 13.02.2026, zyrtarë policorë të Stacionit Policor në Gjilan, në kuadër të zbatimit të planit operativ për realizimin e urdhëresave gjyqësore, pas veprimeve operative dhe hetimore kanë lokalizuar dhe arrestuar personin B.D., mashkull kosovar.

I arrestuari ishte në kërkim me urdhëresë gjyqësore për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej dy (2) vitesh, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, sipas nenit 267 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Pas përfundimit të procedurave ligjore, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur se do të vazhdojë edhe më tej me zbatimin e urdhëresave gjyqësore dhe ndërmarrjen e veprimeve operative ndaj personave që nuk u përgjigjen thirrjeve të organeve të drejtësisë.

 

 

Shpërndaj me të tjerët