Jarvis Walker shpallet MVP i Final 8, Drita fiton Kupën me dominim në finale

 

Basketbollisti  i Dritës së Gjilanit Jarvis Walker është shpallur MVP i Final 8, pas një paraqitjeje brilante në ndeshjen finale, ku regjistroi 33 pikë dhe 11 kërcime, duke realizuar dabël-dabël vendimtar.

Skuadra e Drita shkëlqeu në finale, duke triumfuar bindshëm me rezultat 106:88 ndaj Proton Cable Prizreni.

Me këtë fitore, Drita siguroi trofeun e Kupës, pas një paraqitjeje dominuese gjatë gjithë turneut Final 8.

Ëalker ishte lider absolut i finales, duke udhëhequr ekipin si në sulm ashtu edhe në mbrojtje, ndërsa loja kolektive e Dritës u vlerësua lart nga publiku dhe ekspertët e basketbollit.

Ky sukses përforcon edhe më shumë pozitën e Dritës si një nga skuadrat më të forta në Ligën e parë të Kosovës dhe shpresës së shumë shpejt do të kthehet në Superligë.

 

Shpërndaj me të tjerët