Në një takim ndërmjet Prof. Ass. Dr. Sylë Ukshini, profesor në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universiteti Publik “Kadri Zeka” dhe znj. Mirjeta Behluli, Drejtore e Akademia Diplomatike e Kosovës u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet Fakultetit të Shkencave Sociale të UKZ-së në Gjilan dhe Akademisë Diplomatike të Kosovës, me fokus të veçantë në avancimin e dimensionit akademik dhe profesional në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë.
Palët u dakorduan që të punojnë drejt nënshkrimit të një Memorandumi të Mirëkuptimit, i cili do të krijojë bazë të qëndrueshme për bashkëpunim në fushat e diplomacisë, së drejtës ndërkombëtare, historisë moderne politike dhe disiplinave të tjera akademike me interes të përbashkët për të dy institucionet.

