Këshilli i Bashkësisë Islame shpërndan mbi 200 pako ushqimore për familjet në nevojë
Sot, Këshilli i Bashkësisë Islame, përmes Shoqatës Humanitare “Bereqeti” – Dega në Gjilan, ka realizuar shpërndarjen e mbi 200 pakove me produkte elementare ushqimore për familjet në nevojë.
Këto pako u ndanë në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, si shprehje e solidaritetit, përkujdesjes dhe mbështetjes ndaj familjeve që kanë më së shumti nevojë për përkrahje. Ky aktivitet humanitar synon të lehtësojë barrën e përditshme të këtyre familjeve dhe të forcojë ndjenjën e bashkësisë, humanizmit dhe përgjegjësisë sociale.
Shoqata Humanitare “Bereqeti” – Dega në Gjilan vazhdon të mbetet e përkushtuar në misionin e saj për të qenë pranë qytetarëve në nevojë, veçanërisht në momente dhe periudha me rëndësi të veçantë siç është muaji i Ramazanit.

