Gjilani përballë Ballkanit në çerekfinale të Kupës

Në selinë e Federata e Futbollit të Kosovës është hedhur sot shorti për fazën çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll, ku janë përcaktuar katër çiftet e kësaj gare.

Gjilani, që ka ambicie të qarta për të avancuar në këtë nivel garash, është përballur me një short të vështirë.

Kuqebardhët do të ndeshen me liderin aktual të kampionatit, Ballkani, një skuadër e fortë dhe me formë të mirë në garat vendore.

Çiftet e çerekfinales së Kupës së Kosovës janë:
Dukagjini – Feronikeli 74
Llapi – Malisheva
Ferizaj – Vushtrri
Ballkani – Gjilani

Ndeshjet pritet të sjellin rivalitet dhe emocion, me Gjilanin që synon të dëshmojë forcën e tij përballë një prej skuadrave më të forta të futbollit kosovar.

Shpërndaj me të tjerët