Instituti për Trashëgimi Kulturore dhe Shkenca Humane – “Akademia Stublla – 1584” ka hapur thirrje PËR PJESËMARRJE NË KONFERENCËN SHKENCORE
Tema e Konferencës:
Shkollat e Hershme Shqipe dhe Sfidat në Arsim Sot
Data dhe Vendi:
Stubell, 23 maj 2026, ora 11:00
Në konferencë ftohen të marrin pjesë studiues, pedagogë, mësimdhënës dhe hulumtues nga fusha e historisë së arsimit, trashëgimisë kulturore dhe shkencave humane.
Pjesëmarrja realizohet përmes paraqitjes së kumtesave shkencore. Kumtesat e pranuara do të botohen para ditës së konferencës dhe do të shpërndahen për pjesëmarrësit.
Afatet kryesore:
* Konfirmimi i pjesëmarrjes: deri më 1 mars 2026
* Dërgimi i kumtesave: deri më 25 prill 2026
Detajet për kumtesat:
* Gjatësia e punimeve nuk duhet të tejkalojë 10 faqe (A4)
* Adresa për dërgim dhe kontakt: stublla_gj@hotmail.com
Ju ftojmë të konfirmoni pjesëmarrjen dhe të dërgoni kumtesat brenda afateve të përcaktuara!

