Orientimi drejt mjekësisë, një thirrje familjare
Dashuria dhe orientimi i Dr. Vineta Shaqiri Ukshini për mjekësinë nuk ishin rastësi. Motra e saj e madhe tashmë ishte e angazhuar në këtë fushë, gjë që e bëri familjarizimin me degën mjekësore të natyrshëm dhe të hershëm.
Ndërkaq, vendimi për t’u specializuar në oftalmologji u formësua gjatë praktikës specialistike nëpër reparte, ku lindi një dashuri e veçantë për këtë lëmi delikate dhe tejet të rëndësishme.
Arsimi dhe aktivitetet e hershme
E lindur në Gjilan, Dr. Vineta shkollën fillore e kreu në Zhegër, ndërsa arsimin e mesëm në Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan.
Gjatë kësaj periudhe u dallua për sukses të vazhdueshëm në gara komunale dhe shtetërore, duke përfaqësuar me dinjitet shkollën dhe qytetin.
Përveç angazhimeve shkollore, ajo ishte aktive edhe në aktivitete të ndryshme shoqërore dhe profesionale, duke punuar si trajnere e certifikuar në organizata joqeveritare si IRC dhe UMCOR në Gjilan.
Përmes këtyre angazhimeve, deri në moshën 18-vjeçare kishte fituar dhe realizuar projekte e tenderë që kanë shërbyer për të mirën e qytetit dhe rrethinës.
Studimet universitare dhe hapat e parë në karrierë
Në vitin akademik 2004/05, Dr. Vineta u regjistrua në Fakultetin e Mjekësisë në Universiteti i Prishtinës, të cilin e përfundoi në vitin 2011, duke marrë titullin Doktor i Mjekësisë.
Karrierën profesionale e nisi si mësimdhënëse në Shkollën e Mesme të Mjekësisë, ku punoi rreth dy vjet. Më pas, nga viti 2013 deri më 2017, shërbeu si mjeke në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Paralelisht, në periudhën 2015–2017, ajo përfundoi edhe studimet master në nutricion. Specializimi në oftalmologji
Në vitin 2018, Dr. Vineta filloi specializimin në oftalmologji në Qendra Klinike Universitare e Kosovës, të cilin e vijoi për pesë vjet, duke fituar titullin Specialiste e Oftalmologjisë.
Gjatë kësaj kohe mori pjesë në trajnime dhe konferenca të shumta vendore dhe ndërkombëtare.
Kontributi në Spitalin Rajonal të Gjilanit
Menjëherë pas përfundimit të specializimit, ajo u punësua në Spitali Rajonal i Gjilanit, ku vazhdon të japë një kontribut të çmuar.
Nën kujdesin e saj, në këtë institucion ofrohen një sërë shërbimesh oftalmologjike për të rritur dhe fëmijë, përfshirë ekzaminime të avancuara diagnostike, trajtime ambulantore, diagnostikim dhe trajtim të glaukomës, si dhe ndërhyrje kirurgjike dhe estetike të kapakëve të syrit.
Ndër shërbimet e veçanta që ofrohen janë edhe injeksionet intravitreale, ekscizioni i chalazionëve, ksantelazmave, tumoreve të kapakëve, si dhe trajtimi i lëndimeve të syrit.
Operimi i kataraktës pritet të realizohet në të ardhmen, sapo spitali të pajiset me aparaturën përkatëse.
Besimi i pacientëve dhe angazhimi privat
Puna e saj profesionale dhe kujdesi i veçantë ndaj pacientëve kanë bërë që Dr. Vineta të fitojë besim të madh në komunitet.
Në ambulancën specialistike realizohen deri në 40 kontrolle në ditë, ndërsa interesimi i pacientëve është në rritje të vazhdueshme.
Përveç angazhimit në spitalin rajonal, ajo punon edhe në “KosovaSaat Optik”, në qendër të qytetit të Gjilanit.
Çdo pacient që e viziton, sipas dëshmive, mbetet i kënaqur me trajtimin, profesionalizmin dhe përkushtimin e saj, duke e kthyer emrin e Dr. Vineta Shaqiri Ukshini në sinonim të besimit dhe cilësisë në oftalmologji.
