10-vjeçarja Zana Bllaca kampione në U15, suksese të tjera për KPP Gjilani
Edhe pse është vetëm 10 vjeçe, Zana Bllaca ka arritur të mbrojë titullin e kampiones në kategorinë U15, duke dëshmuar talent dhe përkushtim të jashtëzakonshëm në pingpong.
Pingpongistja e re e KPP Gjilani vazhdon të shkëlqejë në garat e fundit, ndërsa rezultatet e saj në kategoritë U11 dhe U13 konfirmojnë dominimin e saj edhe në grupmoshat më të reja.
Paraqitje shumë të mirë patën edhe vajzat e tjera të klubit. Suita Kosumi dhe Melisa Kosumi arritën të futen në 8 më të mirat në kategorinë U15, ndërsa Adea Kulla siguroi vendin në 8 më të mirat në kategorinë U21.
Gjithashtu, Malda Bllaca dhe Sara Shabani zhvilluan ndeshje shumë të mira gjatë garave të zhvilluara.
Rezultatet e fundit tregojnë se sukseset e vajzave të KPP Gjilani vazhdojnë, ndërsa klubi po dëshmon se është një nga vatrrat kryesore të talenteve të reja në pingpong.

