Ramadani para sfidës me Ballkanin: Objektivi ynë është vetëm fitorja

Trajneri i KF Drita, Zekirija Ramadani, ka folur para ndeshjes së rëndësishme kundër FC Ballkani, duke theksuar se skuadra e tij është e përgatitur për këtë përballje të fortë.

Sipas Ramadanit, ndeshjet kundër rivalëve direkt janë gjithmonë të vështira dhe të paparashikueshme, por Drita do të përqendrohet në lojën e saj.

“Janë ndeshje të vështira dhe të paparashikueshme, sidomos kur luan kundër rivalit direkt. Nuk duhet të ndikohemi nga rezultati, por të luajmë ashtu siç dimë dhe siç kërkojmë ne. Nuk kërkojmë fat, por paraqitje të mirë,” u shpreh Ramadani.

Ai shtoi se skuadra është në formë të mirë dhe e përgatitur maksimalisht për këtë sfidë.

“Jemi në formën e duhur dhe shumë të përgatitur për këtë ndeshje, madje edhe më shumë se për ndeshjet e mëparshme. Objektivi ynë në çdo takim është vetëm fitorja, por gjithmonë duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë,” theksoi trajneri i Dritës.

Shpërndaj me të tjerët