Veton Tusha: Jemi gati për sfidën ndaj Ballkanit në Suharekë

Veton Tusha: Jemi gati për sfidën ndaj Ballkanit në Suharekë

Sulmuesi i KF Drita, Veton Tusha, ka folur para ndeshjes së rëndësishme ndaj FC Ballkani, që do të zhvillohet në Suharekë.
Tusha theksoi se skuadra është e përgatitur për këtë përballje dhe se pret një ndeshje të fortë.

“Jemi të gatshëm për këtë sfidë. E dimë që na pret një ndeshje e vështirë, por kemi punuar mirë dhe do të japim maksimumin në fushë,” u shpreh ai.

Sulmuesi i Dritës shtoi se shpreson që skuadra të vazhdojë me paraqitje të mira edhe në ndeshjet e ardhshme, duke synuar rezultate pozitive në kampionat.

Shpërndaj me të tjerët