Radiologu gjilanas do të sjellë metoda të reja në Kosovë pas avansimit në Austri

Radiologu nga Gjilani dr. Flamur Mushica trajnohet për trajtime moderne me laser në Austri

Radiologu i mirënjohur nga Gjilani, Flamur Shabani, i cili aktualisht punon dhe vepron në një qendër të njohur spitalore në Zvicër, ka marrë pjesë në një punëtori profesionale mjekësore të mbajtur në Graz të Austria, ku ka avancuar njohuritë në metoda bashkëkohore të trajtimit.

Ky avancim profesional është bërë publik nga vetë ai në rrjetin social Facebook, ku ka ndarë edhe përvojën e tij nga kjo punëtori.

“Së bashku me Dr. Armend Kërveshi, neurokirurg, më 11 dhe 12 shkurt, dhe më 12 dhe 13 mars së bashku me dr. Qerim Kida, ortoped, pata kënaqësinë dhe mundësinë të përcjell nga afër workshopin për trajtimin laserik të diskut intervertebral (PLDD) dhe ablationin e nervave sensorikë të gjurit (LKD).

Punëtoria u organizua nga Biolitec dhe u realizua nga prof. G. Kienbacher në Graz të Austrisë”, ka shkruar ai.

Sipas tij, këto janë metoda të avancuara mjekësore që pritet të sjellin trajtime më moderne edhe për pacientët në Kosovë.

“Së shpejti do të jemi pionierë të këtyre metodave të avancuara edhe në Kosovë”, ka theksuar radiologu gjilanas.

 

Shpërndaj me të tjerët