Në kuadër të javës së 24 të Superligës së Kosovës në futboll, Drita pësoi një disfatë të thellë 3:0 në transfertë ndaj Ballkanit në Suharekë.
Ndeshja nisi keq për Dritën, që në minutën e 3 pësoi gol, kur Bleart Tolaj shënoi një evrogol duke sjellë skuadrën e tij në epërsi 1:0.
Më pas, mbrojtësi i majtë Patoku shënoi në minutën e 39, pas depërtimit të Tolajt, duke çuar rezultatin në 2:0 dhe skuadrat shkuan në pushim me këtë avantazh për vendasit.
Në pjesën e dytë, edhe pse Drita mbajti më shumë topin, nuk arriti të shënojë, ndërsa në minutën e 78 Almir Kryeziu vulosi fitoren e Ballkanit me golin 3:0 pas një kundërsulmi të shpejtë.
Me këtë fitore, Ballkani barazon pikët me Dritën (42 pikë secili), por merr kryesimin në tabelë falë golaverazhit dhe rezultateve të ndeshjeve direkte.

