Ramadani: Na pret një ndeshje e fortë, kemi potencial për fitore
Trajneri i FC Drita, Zekirija Ramadani, ka folur para përballjes së nesërme, kundër Dukagjinit , duke theksuar se skuadrën e pret një ndeshje e vështirë dhe shumë konkurruese.
Ai u shpreh se kundërshtari karakterizohet nga lojë e fortë dhe agresive, me kundërsulme të shpejta, çka e bën ndeshjen edhe më sfiduese për ekipin e tij.
Megjithatë, Ramadani ka theksuar besimin te skuadra, duke shtuar se Drita ka potencialin e duhur për të arritur fitoren.
“Kemi përgatitjet e duhura dhe besoj se kemi potencial për të fituar. Gabimet nuk duhet të përsëriten”, ka deklaruar ai, duke kërkuar përqendrim maksimal nga futbollistët gjatë gjithë ndeshjes.

