Oniks Grezda: Synojmë pikët maksimale ndaj Dukagjinit
Futbollisti i FC Drita, Oniks Grezda, është shprehur optimist para përballjes së radhës kundër KF Dukagjini, duke theksuar se skuadra është e përgatitur për të marrë maksimumin nga kjo ndeshje.
Ai ka deklaruar se ekipi ka punuar seriozisht gjatë ditëve të fundit dhe është i gatshëm për sfidën, me synimin e vetëm që të sigurojë pikët e plota.
“Jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje dhe shpresojmë të marrim pikët maksimale”, ka thënë Grezda, duke shtuar se përkushtimi dhe angazhimi i ekipit do të jenë kyç në arritjen e objektivit.
