Kryetari Salihu priti në takim gjyqtaren mbikëqyrëse të Gjykatës Themelore në Gjilan, dega në Viti

 

Kryetari Salihu priti në takim gjyqtaren mbikëqyrëse të Gjykatës Themelore në Gjilan, dega në Viti

Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, z. Venhar Salihu, priti sot në takim gjyqtaren mbikëqyrëse të Gjykatës Themelore në Gjilan, dega në Viti, Blerina Jakupi-Ramadani.

Gjatë këtij takimi u diskutuan çështje të rëndësishme që lidhen me funksionimin efikas të degës në Viti, përmirësimin e efikasitetit në trajtimin e lëndëve dhe forcimin e bashkëpunimit institucional.

Të dy palët theksuan rëndësinë e transparencës, profesionalizmit dhe angazhimit të vazhdueshëm në shërbim të drejtësisë dhe qytetarëve.

Shpërndaj me të tjerët