Bejtullai i Dritës ftohet nga Maqedonia e Veriut
Mbrojtësi qendror i FC Drita, Egzon Bejtullai, ka marrë ftesë nga Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut.
Ky është një sukses i rëndësishëm për futbollistin tetovar, i cili falë paraqitjeve të mira me Dritën ka fituar besimin për të qenë pjesë e përfaqësueses shtetërore.
Bejtullai po vazhdon të dëshmojë cilësitë e tij në mbrojtje, duke u shndërruar në një lojtar kyç si për klubin, ashtu edhe për kombëtaren.
Ky vlerësim konsiderohet si shpërblim i merituar për formën dhe përkushtimin e tij në fushë.

