Ndërron jetë veterani i futbollit, Bujar Ramadani – Lalushi

Ndërron jetë veterani i futbollit, Bujar Ramadani – Lalushi

Ka ndërruar jetë ish-futbollisti Bujar Ramadani – Lalushi, i cili për vite me radhë, gjatë dekadave të viteve ’80 dhe ’90, ka luajtur për Dritën dhe disa ekipe të tjera.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë bërë të ditur familjarët.

Në njoftimin e familjes thuhet:
“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi. Para pak çastesh ndërroi jetë daja im, Bujar Ramadani (Lalushi). Për kohën e varrimit do t’ju njoftojmë. Qofsh i Xhenetit, na le me zemër të thyer.”

Shpërndaj me të tjerët