Hyseni pret Sinanin, fokus te dokumentet për Luginën

 

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur në takim homologen nga Presheva, Ardita Sinani.

Gjatë këtij takimi, një nga temat kryesore ishte funksionalizimi i sportelit për pranimin e dokumenteve për të huaj në Qendrën për Pajisje me Dokumente të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Gjilan.

Sipas Hysenit, kjo qendër tashmë po shërben si adresë kryesore për qytetarët nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, duke lehtësuar procedurat administrative dhe duke ofruar zgjidhje për çështjet e dokumentacionit dhe lejeqëndrimit.

Ai theksoi se Gjilani do të vazhdojë të mbetet i hapur për qytetarët e Luginës, ndërsa bashkëpunimi me Preshevën pritet të thellohet edhe më tej në fusha të ndryshme, përfshirë projektet infrastrukturore, sociale dhe kulturore.

Top of Form

 

Bottom of Form

 

Shpërndaj me të tjerët